Categories Lajme

“Shefqet Ndroqi” rrezik infektimi, në portën e spitalit prej ditësh qëndrojnë rrobat e pacientëve

Grumbullimet përpara spitaleve Covid janë një rrezik i përhapjes së koronavirusit, por duket se këto fatkeqësisht po kthehen në një situatë normale për strukturat shëndetësore që kontrollojnë situatën. Përveç grumbullimeve, në portën kryesore të spitalit “Shefqet Ndroqi” qëndrojnë disa sende personale të përdorura nga pacientët me Covid duke u kthyer në rrezik infektimi. Zonja tregon që këto veshje qëndrojnë par portës kryesore prej tre ditësh dhe askush nuk kujdeset për t’i larguar që aty. “Ja ku janë rrobat. Dikush duhet të kujdeset që t’i hedhi se kanë tre ditë që rrijnë aty. A është i infektuar, ne rrijmë këtu për të çuar ushqime e porosi.” Por me gjithë këtë shqetësim, zonja tregon se të afërmit të saj nuk i ka munguar në asnjë moment shërbimi. “Flasim në telefon, është më mirë. Nuk e kemi sjellë në gjendje të mirë, tani është më mirë. Shërbimi është perfekt.”

Familjarët që vijnë nga rrethet ngrejnë shqetësimin e shpenzimeve të shtuara ditore, pasi duhet të qëndrojnë në hotele. Zonja thotë se gjatë kësaj periudhe ka kursyer për vete në mënyrë që të afërmit të saj në spital të mos i mungojë asgjë. “Unë rri në Durrës, por nga Durrësi këtu nuk vij dot. Nuk e përballoj dot. 10 mijë lekë është mirë. I kursejmë vetes që të përballojmë të sëmurin.” Në spitalet Covid deri në mesditën e së shtunës po marrin shërbim 483 pacientë, të cilët veç stresit të sëmundjes, në disa raste duhet të durojnë edhe zhurmën e punimeve të vonuara në ambientet e jashtme të këtyre strukturave. /Ora News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME