Categories Sport

Flana Cami, kalorësja e klubit në Equos që premton sukses në garat me kapërcim

Flana Cami është kalorësja më premtuese e klubit të hipizmit në “Equos Resort”. Kamponia 13-vjeçare tregon se e zbuloi pasionin për këtë lloj sporti kur ishte vetëm 7 vjeç. Ndërsa kanë kaluar 7 vite nga ajo kohë, Flana e gjen veten gjithmonë e më të lidhur dhe më të përkushtuar ndaj hipizmit. Për moderatorin Eni Shehu, 13-vjeçarja tregon se çfarë e lidh atë kaq shumë me këtë lloj sporti.

“Zbulova se kam talent në kalërim kur isha 7-vjeç dhe për pak bëj 7 vite, kam provuar shumë sporte të tjera por kur provova kalërimin ndjeva një lidhje shpirtërore me kalin. Ndoshta ngaqë kali është një krijesë e gjallë dhe topi është diçka pa shpirt dhe jam gjendur më e përshtatshme për këtë sport.”, shprehet Flana.

Ajo tregon se kalërimi i ka mësuar shumë gjëra për jetën, por ajo që është më e rëndësishmja sipas saj është durimi. Sportet me kuaj kanë ngjallur një interes të madh dhe në Shqipëri. Ata që jetojnë në Tiranë kanë fatin të kenë një nga akademitë më profesioniste të hipizmit në “Euqos Resort “.

Sporti i hipizmit fillon që në moshën 8 vjeç e sipër për t’u trajnuar rregullisht, Programet janë të përcaktuara dhe ndara sipas prirjeve. Kryesisht janë moshat e reja sidomos nga mosha 10 deri në 18 të regjistruar çdo javë dhe muaj. Këto vitet e fundit po shihet çdo ditë dhe më tepër sa vjen dhe shtohet interesi. E kanë kuptuar që është një sport që tashmë duhet ushtruar dhe të merren me të.”, thotë profesor Gazmend Brahimi. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME