Categories Lajme

Shehaj me protestuesit e Rrjollit dhe Durrësit: Pronat po i vjedh klasa e korruptuar politike dhe oligarkët. Partia Mundësia në krahun tuaj

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ishte sot në mbështetje të qytetarëve të Rrjollit dhe të Durrësit që e zhvendosën protestën e tyre përpara Kuvendit, për të kundërshtuar projektet që po u marrin pronat të cilat i pretentojnë të tyre.

Shehaj tha se vjedhja e pronave të qytetarëve shqiptarë po ndodh nga Veriu në Jug dhe se abuzimet po bëhen me firmën e pushtetarëve të korruptuar në bashkëpunim me oligarkët.

“Pronat nuk po i vjedhin vetëm oligarkët, pronat po i vjedhin oligarkët me klasën politike të korruptuar që kemi në Parlament, ky është problemi sepse nuk do kishte asnjë mundësi që dikush të vidhte pronat tuaja pa ndihmën e tyre, janë ortakë dhe heshtja e tyre tregon pikërisht këtë gjë, tregon që janë bashkë, po i vjedhin pronat bashkë”, tha Shehaj.

Duke e quajtur problemin e shqiptarëve me pronat një nga padrejtësitë më të mëdha në këto 35 vite demokraci, Shehaj i ftoi qytetarët të mos dorëzohen në kërkesat për të drejtën e tyre të pronës dhe siguroi se Partia Mundësia do të jetë në krah të tyre.

Agron Shehaj: Kjo në fakt është një çështje politike, është një çështje politike se pronat nuk po i vjedhin vetëm oligarkët, prona po i vjedhin oligarkët me klasën politike të korruptuar që kemi në Parlament, ky është problemi sepse nuk do kishte asnjë mundësi që dikush të vidhte pronat tuaja pa ndihmën e tyre, janë ortakë dhe heshtja e tyre tregon pikërisht këtë gjë, tregon që janë bashkë, po i vjedhin pronat bashkë.
Padrejtësia me pronat është padrejtësia më e madhe që i është bërë popullit shqiptar në këto 35 vite.
Kishin shpresë shqiptarët që me ardhjen e demokracisë do t’i merrnin pronat e tyre, të drejtën e pronës, pronat që u ishin mohuar në 45 vite. Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi.
Pronat i vodhën, i rrëmbyen me njëri-tjetrin dhe pronarët e vërtetë nuk i morën kurrë prona e tyre.
Çfarë bënë? U detyruan të iknin jashtë. Kush po ndërton sot Jugun? Kush po i ndërton resortet? Ku janë pronarët e atyre tokave? Janë të gjithë jashtë shtetit, punojnë të gjithë jashtë shtetit, bëjnë punë të rëndomta në Perëndim ndërkohë oligarkët e lidhur me klasën politike po gëzojnë pronat e qytetarëve shqiptarë.

Është e pafalshme, ndërkohë që vidhen pronat në Rrjoll, pronat në Durrës i kanë nxjerrë njerëzit nga shtëpia po i nxjerrin njerëzit nga shtëpia dhe po u japin dy lekë. Po fshihen pas projektit. Apo në Dukat e njëjta gjë. Kudo po vjedhin pronat.

E kuptoj që në lidhje me pronat njerëzit janë lodhur, dhe mund të mendojnë të heqin dorë, por ju ftoj të ngulni këmbë mos u dorëzoni ne na keni në krah, kudo që të protestoni ne do jemi aty. Do na keni në krah në Parlament do na keni në krah kur të protestoni për të drejtën tuaj, për pronën tuaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Automjeti përfshihet nga flakët në Novoselë, policia nis hetimet

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Novoselës, pranë autostradës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme (31 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME