Categories Lajme

VIDEO/ I dyshuar për vrasjen e Bledar Muçës, ekstradohet nga Belgjika autori

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e ekstradimit nga Belgjika të 32-vjeçarit Sergej Hasanpapaj, i dyshuar për vrasjen e Bledar Muçës në vitin 2022.

Në video shfaqet Hasanpapaj i rrethuar nga forcat e policisë dhe Interpol. 32-vjeçar ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi

Policia e Shtetit/Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i bashkëpunimit konsistent ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Bruksel, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Belgjika, në Shqipëri, të shtetasit S. H., 32 vjeç, të lindur në Elbasan.

32-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ekzekutimi i Bledar Muçës

Beldar Muça, i njohur si mik i familjes Çapja, u ekzekutua më 22 janar 2022 në Belgjikë. Ai qëllua gjashtë herë teksa kthehej në banesën e tij nga dy persona, ndërsa autoritetet dyshonin për një vrasje me porosi.

Ai është gjetur pa shenja jete në afërsi të vendit ku banonte, ndërkohë që kanë qenë banorët e zonës që kanë lajmëruar Policinë pasi kanë dëgjuar të shtënat.

Fillimisht Policia belge nxori informacionin se ishte ekzekutuar një shtetas britanik, duke iu referuar dokumenteve që mbante me vete i ekzekutuari, ndërkohë që më vonë Policia vendase mësoi së bëhet fjalë për shtetasin shqiptar me emrin Bledar Muça.

Sipas të dhënave të Policisë, shqiptari kishte pasur më herët precedentë kriminalë në vendin e tyre, ndërkohë që bëhet me dije se Muça gjendej mes Anglisë, Holandës dhe Belgjikës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Shtunë 25 Korrik 2026

Dashi Dite e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lëvizje në policinë e Vlorës, emërohet shefi i ri i komisariatit! (EMRI)

urime bëjnë me dije se Andi Deda, i cili deri më tani ka drejtuar Komisariatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çmimet e apartamenteve rriten 122% brenda 7 viteve, detaje

Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve në Tiranë. Deri në muajin…

LEXO ME SHUME