Categories Lajme

Shehaj: Të hetohet lidhja mes Ramës e vlonjatit Sinan Idrizi

Ish-deputeti i PD Agron Shehaj kërkon hetimin e lidhjeve mes kryeministrit Rama e biznesmenit Sinan Idrizi, aksioner i Air Albania dhe nën hetim së fundmi për mashtrim financiar si pasojë e një denoncimi të bërë nga biznesmeni turk Adnan Polat.

Përmes një postimi në Facebook, Shehaj hodhi dyshime për mënyrë se si Idrizi, nga një person i panjohur, u bë ortak i shtetit në kompaninë e fluturimeve Air Albania. “Sinan Idrizi, një person që Edi Rama e vendosi si ortak me 41 % të aksioneve të kompanisë shtetërore Air Albania, akuzohet për mashtrim prej miliona euro.

Kete te akuzuar për mashtrim, pa asnje aktivitet biznesi, pa asnje burim te deklaruar parash, Edi Rama e beri ortak me shtetin vetem sepse ai ishte njeriu i duhur per te mbuluar edi ramen. Nuk ka asnjë dyshim që Sinan idrizi u vu aty vetëm për të shërbyer si mbulesë per vetë Edi Ramën. 41 % të aksioneve të Air Albania janë të Edi Ramës.

Eshte koha që SPAK të hetojë urgjentisht lidhjet Rama-Idrizi dhe mënyrën se si u bë Idrizi ortak i shtetit.”-shkruan Shehaj. Kujtojmë se këtë të mërkurë në median turke u bë publik fakti se biznesmeni turk Polat e kishte denoncuar biznesmenin shqiptar për mashtrim Pas këtij lajmi reagoi dhe vetë Idrizi, i cili deklaroi se lajmi ishte i pavërtetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME