Categories Lajme

Shehu ironizon deklaratat e Ramës për tamponin

Ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka theksuar sërish se metoda më e mirë për ti dhënë fund pandemisë është testimi.Shehu ironizoi Ramën duke thënë se nëse ka ndonjë shkop magjik për këtë çështje, ta tregojë. Kujtojmë se kryeministri, gjatë takimit me strukturat Vlorë, deklaroi se kush i përjeton shenjat, të veprojë si i infektuar dhe nuk ka nevojë të bëjë tamponin.

“Nëse kryeministri di ndonjë mënyrë më të veçantë që nuk e njeh as OBSH, as specialistët më të mirë europianë të botës që thonë “test, identifiko, izolo, gjurmo, mjeko”. Nuk e di si mendon të përcaktojë e izolojë të sëmurët pa testime. Nëse kryeministri ka ndonjë mekanizëm apo shkop magjik, të na thotë ku e ka. Kam dëgjuar kur tallej me Greqinë, por ky është problemi i tij dhe një nga shkaqet e vështirësisë në të cilat është Shqipëria sot. Nuk e di sa është numri i të infektuarve, nuk e di si është gjendja e të sëmurëve në shtëpi, nuk e dimë as numrin e vdekjeve. Ajo që e identifikon dhe e cakton është testimi”, tha Shehu.

Nuk la pa përmendur shifrat e dy ditëve të fundit në Gjirokastër duke ngritur pyetjen nëse të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë janë false apo të lajthitura pasi një ditë më parë shënoi 31 raste të reja, ndërsa sot vetëm 8. “Të dhënat dhe të numrat janë fallco apo të lajthitura? Po të shikosh, dje Gjirokastra doli e dyta në Shqipëri pas Tiranës nga testimet që janë bërë dje, 31 pozitivë me një numër kaq të vogël testimesh. Në Gjirokastër është situatë katastrofale për shkak të bombës biologjike. Pasi u kërkua investigim i plotë për këtë situatë kaq të rëndë pasi gjatë orëve të fundit janë dërguar 10 autoambulanca për tu shtruar në Tiranë, përveç atyre që kanë ardhur nga privati, sot pas zhurmës që u bë dje, deklaroi se numri i të infektuarve është 8”, u shpreh Shehu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME