Categories Lajme

Shembet ballkoni i klubit

Dy persona humbën jetën dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur 8 nga të cilët ishin notarë, pjesëmarrës në Botërorin e notit, nga shembja e një ballkoni në një klub nate, Gwangju të Koresë së Jugut.

Policia lokale konfirmoi lajmin, teksa bëri të ditur se ngjarja ndodhi në klubin ‘Coyote Ugly’ që është shumë pranë zonës ku janë akomoduar sportistët për këtë kampionat të notit.

Sipas policisë, ballkoni u shemb nga një lartësi prej 5 m pasi nuk e përballoi dot peshën e madhe mbi të për të ngjallur panik te personat, që filluan të largoheshin duke bërtitur dhe duke shkaktuar këtë bilanc me 2 viktima dhe 16 të plagosur.

Sipas policisë, 2 viktimat ishin vendas dhe nuk kishin të bënin aspak me kampionatin botëror të notit, ndërsa përsa u përket 8 sportistëve të plagosur; 3 prej tyre ishin amerikane, 2 neozelandezë, 1 holandez, 1 brazilian dhe 1 italian.

Policia lokale bëri të ditur gjithashtu se tashmë ka nisur hetimet për këtë incident, pasi mendohet se ballkoni në këtë klub është ndërtuar pa leje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME