Categories Politike

Shembet një banesë në Shkozë, 2 të tjerat nesër, Bumçi: Rama, më i zi se Enver Hoxha (VIDEO)

IMT ka shembur njërën nga tre banesat që janë planifikuar për t’u prishur në Shkozë. Pas disa orëve rezistencë, njëra prej familjeve është larguar, ndërsa shtëpia u shemb. Ndërkohë që dy banesat e tjera do të shemben nesër, pasi banorët kanë kërkuar kohë për të larguar orenditë. Ish-deputeti i PD-së, Aldo Bumçi akuzon qeverinë Rama për prishjen e banesave.

Prononcimi i Aldo Bumçit
Ju jeni në mbështetje të banorëve?
Aq sa të mundem

Cilat janë problemet?
Gjithçka kjo është një sjellje kafshërore, si mund të prishet shtëpia pa i dhënë lekët. Ka vendim që edhe nëse është pa leje, nëse shteti e prish duhet të japë lekët qytetarit. Gjykata thotë a e ke lejuar të ndërtohet, a ke lidhur dritat dhe ujin? Po! Atëherë jepi lekët. Qeveria ndërton shtëpi për të pastrehët, ndërsa këta e kanë ndërtuar vetë me djersë e ballit.

Nuk i jep vendimin për shembjen, pasi shkon në gjykata. Kjo është kafshëri. Ky i legalizuar, ky jo, është e njëjta parcelë. Në mes të Europës, nuk ndodh në Kinë dhe Rusi, këtë javë presim edhe negociatat, por cfarë lidhje kemi ne me Europën? Kjo është diktaturë e një personi që nuk pyet për gjykatë dhe institucione.

Si do të vijojnë qytetarët?
Do të rrinë të ngujuar në shtëpi. Te Bregu i Lumit i nxori me gazlotsjellës. Edi Rama u tha se edhe Enver Hoxha po të ngrihet nga varri nuk ua prish shtëpitë, por ky është më i zi se Enver Hoxha.

Një nga banesat u shemb, pasi familja doli?
Ia prishën murin i nxorën një grua e vjetër dhe djali i sëmurë. Kjo është kafshëri. Të gjithë duhet të pyesim, cfarë ndodhi në këtë vend që erdhi në këtë vend. Unë në opozitë, të gjithë ne. Ky nuk pyet, prish këtu shtëpi, atje…dhe jeta vijon si normale. Prandaj ikin njerëzit më shumë se në Siri. Unë po qëndroj tek kjo shtëpi që është e radhës për t’u prishur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME