Categories Lajme

Shembet shtëpia në Maliq nga reshjet, familja me 5 anëtarë në qiell të hapur

Shirat dhe përmbytja e para pak ditëve në juglindje ka sjellë jo pak dëme në banesa. Në fshatin Zvirinë të bashkisë Maliq, kjo banesë u rrënua dhe ra pasi uji depërtoi brenda saj, duke rrezikuar jetën e atyre që jetonin brenda saj

“Ditën e enjte në darkë ra shi gjithë natën, burri jashtë, shtëpia u mbush me ujë, sa ramë të flemë u shemb shtëpia. Dollapi I ra vjehrrës përsipër. Dolëm të gjithë të frikësuar. Ne jemi në qiell të hapur, dimri erdhi, fëmijët ku ti çojmë? Po bëjmë kasolle me plastmas. Duam ndihmë nga shteti, siç i shihni gjërat. Nuk bëjmë dot me 60 mijë lek asistencë. Uji ishte i madh nuk kishte c bënim. U zbuten muret e ranë”, shprehet Vjollca Brahimllari.

Në kushte të tilla, kryefamiljari është i detyruar të ndërtojë një kasolle për të jetuar, pasi shtëpia është e pabanueshme dhe e rrezikshme për fëmijët dhe ta.

“Komplet oborri deri në gju në ujë. Ishte ora 5 e mëngjesit, sa u shtriva, u shemb Shtëpia. Mora fëmijët mamanë nusen dola jashtë. Shtëpi e 1994. E gjithë shtëpia është e pabanueshme. Janë hapur muret edhe nga poshtë, themelet, jemi në qiell të hapur. Nuk kam ku të fut fëmijët e nënë pa për vete do bëj si do bëj. 5 veta jetojmë. Erdhën këta të bashkisë I panë, na thanë këtu mos jetoni se është e pabanueshme. Mund të shembet në çasti në çast. Kam bërë një kasolle, do e mbuloj me plasma e do rri atje”, thotë Gentian Brahimllari.

Deri sa dikush nga institucionet të kujtohet për familjen Brahimllari, 5 anëtarë të kësaj familje do të duhet të jetojnë në kushte tejet të vështira.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME