Një godinë 5 katëshe banimi u hodh sot në erë me shpërthim të kontrolluar. Ndërtesa u shemb në kuadër të projektit “Unaza e Madhe”. Në momentin e shpërthimit familjarët kanë shpërthyer në lot.
“Ata nuk janë kundër projektit të zhvillimit, por janë kundër shpronësimit të vlerës së dhënë. Sapo ndodhi edhe shpërthimi i kontrolluar. Shohim familjarët që kanë shpërthyer në lot”, raportuan mediat e pranishme.

Mësohet se pronarët e kësaj ndërtese nuk kanë qenë kundër shembjes së saj, por për faktin se nuk është arritur një dakordësi se sa do të jetë vlera e shpronësimit të banesës.
Pronari i godinës pesëkatëshe, e cila u shemb pak momente më parë në Tiranë ka qarë me dënesë taksa pa shtëpinë e tij të shembej nga një shpërthim i kontrolluar sot nga IKMT-ja. Në një lidhje live në News24, ai u shpreh se nuk është kundër zhvillimit të projektit “Unaza e Madhe”, por kundër vlerës të dhënë nga ARRSH dhe nga instituti i Kadastrës.

Teksa ishte i përlotur, kërkoi vlerësimin e 32 viteve mund për ndërtimin e shtëpisë.
“Nuk jemi kundër zhvillimit të projektit, por vlerës. Pasi kemi dy institucione me vlera të ndryshme. Ne duam që drejtësia të bëjë punën e vetë. Nuk jemi kundër zhvillimit, e them dhe një herë, por duam që mundi i 32 viteve të vlerësohet. Jemi 22 banorë dhe 5 familje. Kemi punuar në emigrim dhe është investim shumëvjeçar.
Ne nuk kemi marrë as një të tretën e vlerës. Ne duam një vlerë të drejtë dhe të kohës së tanishme”, u shpreh ai.
