Categories Politike

Shembja e teatrit, ja tre planet e opozitës së bashkuar

Edhe pas shumë orësh nga shembja e Teatrit Kombëtar, qytetarët vijojnë protestat në bulevard. Sëbashku me to, janë bashkuar dhe kreu i PD-së Lulzim Basha si dhe krerë të tjerë të opozitës. Gazetari i Ora News, Everest Deda në një lidhje direkte informon dhe për 3 planet që do të ndërmarrë Partia Demokratike pas këtyre zhvillimeve. Opozita ka njoftuar për organizimin e protestave kombëtare.

Everest Deda: Kreu i PD dhe përfaqësues të tjerë të opozitës po vijojnë të qëndrojnë pranë Teatrit Kombëtar. Protesta pritet të vijojë dhe për disa orë të tjera. Është një mbledhje e rëndësishme pasi do të mlidhet i gjithë aksioni opozitar ku do të diskutohen për vijimin e protestave. Do të diskutohet data e një proteste masive kombëtare. Puna ka nisur, të gjithë kryetarët e rretheve po bëhen gati për tu strukturuar dhe për të organizuar protesta masive kombëtare. Pritet vetëm data.

Janë një seri shkeljesh sipas tyre për shembjen e teatrit Kombëtar. PD dhe aleatët e saj do të fokusohen në dokumentimin e sjelljes dhe dhunës së policisë. Janë 3 plane. E para ka të bëjë me mbështetjen e protestave lokale, plani i dytë është kthimin me protesta kombëtare dhe plani i tretë është ndjekja e situatës në rrugë ligjore dhe dokumentimi i të gjitha shkeljeve që sipas PD-së janë përfshirë në aferat e teatrit. PD dhe partitë e tjera opozitare kanë pasur një organizim për mbështetjen e protestës. Ata kanë një grafik të personave që duhet të qëndronin në mbështetje të artistëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME