Categories Lajme

Shembja e Teatrit Kombëtar, Vangjel Dule: U veprua në mënyrë…

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” u shpreh se shembja e Teatrit Kombëtar ishte një barbari.

Dule theksoi se Shqipëria sot ka një qeveri one man shoë, duke shtuar se Edi Rama ka marrë cdo institucion, edhe ato që janë të pavarura. Ai vlerësoi se ndërkombëtarët janë e vetmja mundësi për të kthyer shpresën.

Vangjel Dule: Qeveria veproi në një mënyrë barbare për Teatrin. Shoqëria ziente nga brenda për Teatrin, në mbrojtje të godinës. Vlera e madhe qëndron tek historia. Teatri Kombëtar ka pasur vlera të jashtëzakonshme historike. Ekzistonin të gjitha mundësitë që godina të restaurohej. Ajo që ndodhi ishte barbari. Teatri ishte i vjetër më shumë sesa shteti.

Fatos Lubonja: Teatri nuk rri vetëm tek ajo godinë. Cështja qëndron tek një sistem kriminal që kemi ngritur. Del gjithë bota ngrihet e këtu kryeministri tallet. Kjo është shumë e rëndë. Nuk pamë një akuzë, kemi një bandë.

Vangjel Dule: Kemi demokraci të rënë. Ne kemi një sistem tiranie. Ne kemi pushtet të vjedhur nga një individ dhe jo parti. Ke kemi one man shou. Nuk ka ministra, ka vetëm lajkatarë. Unë e shikoj si shpresë ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar. Rama ka kapur gjithcka. Kemi shtet pa Gjykatë Kushtetuese, shtet që funksionon vetëm me rrjete sociale, pa ligje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME