Categories Lajme

“Shëndeti mendor i Trump po përkeqësohet rrezikshëm, mund të sjellë katastrofë”, psikiatrit paralajmërojnë Kongresin

Një grup profesionistësh të sëmundjeve mendore, të udhëhequr nga një treshe e mirënjohur psikiatrish, e konsiderojnë sjelljen e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump si “të rrezikshme” dhe thonë se shëndeti i tij mendor po përkeqësohet, si pasojë e hetimit që mund të sjellë shkarkimin e tij. Ata i janë drejtuar Kongresit  me një letër.

“Po flasim në këtë kohë, sepse jemi të bindur se, sa më shumë afrohet koha e shkarkimit, Donald Trump, ka potencialin të bëhet edhe më i rrezikshëm, çka është një rrezik për kombin tonë”, thonë Profesori i Yale Medical School, Dr. Bandy Lee, Profesori i George Washington University, Dr. John Zinner dhe ish drejtori i CIA-s, Dr Jerrold Post, në një deklaratë e cila do t’i dërgohet Kongresit.

Kjo deklaratë do të shoqërohet me një peticion me të paktën 350 firma, nga profesionistë të shëndetit mendor, të cilët i përkrahin këto konkluzione.

The Independent, raporton se të gjthë këta psikiatër, janë të gatshëm të dëshmojnë në hetimin e presidentit, që mund të sjellë shakrkimin e tij.

Në deklaratë thuhet se “dështimi për të monitoruar dhe për të kuptuar, aspektet psikologjike të [shkarkimit të Trump], apo ndalimi i tyre, mund të sjellë pasoja katastrofale”.

“Ne e nxisim Kongresin t’i marrë këto shenja të rrezikshmee seriozisht dhe të ndalin impulset e tij shkatërruese. Ne dhe shumë të tjerë, jemi të gatshëm të japim rekomandimet e nevojshme, si edhe të edukojmë publikun, në mënyrë që të mundësojmë sigurinë tonë të përbashkët”.

Dr. Lee shpjegon se presidenti vijon të përqafojë teori konspirative dhe kjo është një çështje e lidhur me problemin mendor, sepse ai ka mundësi të tërheqë publikun në një “psikozë kolektive në një nivel kombëtar”.

“Shkëputja e tij nga realiteti, patologjia e tij po merr hov shumë më shpejt se aftësia e aktorëve racionalë, për të publikuar faktet”, shprehet ajo.

Burimi: The independent

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME