Categories Lajme

Gratë me diabet janë më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës se meshkujt

Studimi i ri thotë, se gratë e diagnostikuara me diabet janë më të rrezikuara të përjetojnë çrregullime të zemrës në krahasim me meshkujt me të njëjtën sëmundje.

Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore”European Association for the Study of Daivetes”, gratë që janë të diagnostikuara nga tipi 1 i diabetit janë për 47% më të rrezikuara nga çrregullimet e zemrës, në krahasim me meshkujt me po të njëjtën sëmundje.

Hulumtuesit grumbulluan informacionet e 14 studimeve të kaluara, të cilat konsistonin në 12 milion pjesëmarrës. Sipas pjesëmarrësve të këtij studimi, rreziku i prekjes nga ndonjë çrregullim i zemrës varet shumë nga diabeti.

Gjithsesi, në studimin e fundit ka rezultuar se gratë që ishin të diagnostikuara me tipin 1 të diabetit ishin për 5.5 herë më të rrezikuara nga çrregullimet e zemrës, kurse meshkujt ishin vetëm për 3.47 herë të rrezikuar, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express

Sipas shkencëtarëve, ekziston një numër i madh i arsyeve për këtë çështje. Një nga arsyet më të rëndësishme është, se diabeti i vendos gratë në rrezik më të lartë për shkak se ato kanë më pak tendencë të marrin trajtimet dhe masat e tjera parandaluese.

Ata tregojnë se ende nuk dihet mekanizmi i saktë, se si diabeti ndikon në mënyra të ndryshme tek gjinitë e ndryshme. Mirëpo, shkencëtarët janë të bindur se me anë të studimeve të tjera do të arrihet të zbulohet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME