Categories Lajme

Kur puna nuk është turp, 16- vjeçari: Do punoj kamerier jo vetëm në verë

Kapuçino ime më shijoi shumë këtë herë, thotë gazetarja Juli Ristani, edhe për faktin që e shërbente Klejvi. Sapo ka mbushur 16 vjeç. Nuk priti gjatë, por nisi të punonte si kamarier.“Sa mbarova shkollën nisa direkt punë. E kisha me shumë dëshirë, nuk ndjej fare lodhje”, thotë Klejvi.

Ditët e para ishin pak të vështira për adoleshentin.

“Kisha pak problem me tabakanë, si të vendosja filxhanët e gotat, si t’ua servirja klienteve, por mësova shpejt. Po mbledh para për shkollën e lartë qe dua ta bëj jashtë Shqipërisë”, thotë 16 vjeçari per “t.ch”. Nuk e ka vendosur ende se ku do ta vazhdojë shkollën e mesme, gjimnaz apo shkollë profesionale. I pëlqen shumë profesioni i kuzhinierit.

“Më pëlqen se është profesion premtues, më pas mund të kesh lokalin tënd jashtë, ose edhe në Shqipëri. Rrogën e parë e çova në shtëpi, por ata m’i dhanë dhe me to bleva rroba. U ndjeva shume mirë, se ishin me djersën time”, thotë ai. E racionon shumë mirë kohën. Shokët nuk i lë pas dore, ka kohë për të gjitha thotë. “Më mirë të punosh sesa të shoqerohesh me më të mëdhenj se vetja dhe të marrësh rrugë të keqe. Është më mirë të punosh. Do vazhdoj të punoj edhe kur të nis shkollën e mesme”, thotë Klejvi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME