Categories Lifestyle

Shenjat që jeni të lodhur emocionalisht dhe mendërisht

Jetët tona të zëna kanë tendencë të na dërrmojnë – me përgjegjësi të punës, familjes, obligimet, fëmijët dhe ndonjëherë nuk kemi kohë të ndalemi dhe të marrim frymë. Vjen një pikë kur jemi të lodhur dhe mundohemi të bëjmë ndryshime në jetën tonë, mundtë jenë ndryshime fizike si humbja e peshës, apo edhe spirituale dhe emocionale.

Ne ndonjëherë harrojmë të pushojmë

Nëse ndjehemi të lodhur emocionalisht, fizikisht dhe mendërisht, është për shkak se kemi harruar të merremi me vetën tonë, duke u marr me punët e tjera, raporton “The Hearty Soul”. Ne besojmë që është e pranueshme të jemi të zënë gjatë gjithë kohës. Ne punojmë shumë dhe harrojmë të pushojmë. Ne kujdesemi për tjerët dhe harrojmë të kujdesemi për tjerët. Dhe për këtë arsye, disa përjetoj stres kronik. Ndërsa, disa të tjerë, thjeshtë lodhen dhe e kanë të vështirë të kalojnë ditën.

Por të gjithë kemi diçka të përbashkët- diçka që harrojmë të mbështesim vetën – dhe ajo është t’i japim pushim vetës, që është një aktivitet tejet i rëndësishëm për vet kujdesin. Këtu gjeni tetë shenjat paralajmëruese që tregojnë që jeni lodhur emocionalisht dhe mendërisht, nëse keni këto shenja ka ardhur koha të i jepni pushim vetës.

Ju irritoheni lehtë.

Ndjeheni plotësisht të pamotivuar – madje edhe për t’i bërë gjërat që normalisht kënaqeni.

Përjetoni ankth dhe sulme paniku.

Keni probleme me gjumë – Ju duhen orë të tëra për të fjetur, ose gjumi juaj prishet gjatë gjithë natës.

Ju nuk keni durim dhe nuk kontaktoni me familjarë dhe shoqëri.

Keni dhembje stomaku gjatë gjithë kohës.

Filloni të qani papritur.

Ndjeheni të shkëputur nga realiteti – me një fjalë ndjeheni bosh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME