Categories Lifestyle

Shenjat që tregojnë se po hani shumë karbohidrate

Karbohidratet janë burimi ynë kryesor i energjisë. Edhe pse disa dieta rekomandojnë eliminimin e tyre, veçanërisht me qëllim e humbjes së peshës, kurrë nuk duhet t’i eliminojmë ato krejtësisht.

Karbohidratet janë të rëndësishme për rikthimin e energjisë pas sforcimit, prandaj është thelbësore të hani ushqime që përmbajnë karbohidrate.

Megjithatë, problemi mund të jetë kur fillojmë të hamë shumë karbohidrate të cilat kthehen në një shqetësim për shëndetin.

Ndjeheni të lodhur gjatë gjithë kohës- Të ndjehesh i lodhur gjatë gjithë kohës mund të ketë disa shkaqe, por në përgjithësi, nëse përveç lodhjes së zgjatur vërejmë edhe dhimbje koke, një nga shkaqet mund të jetë një dietë shumë e pasur me karbohidrate. Kjo është një arsye për të ngrënë shëndetshëm dhe në mënyrë të ekuilibruar gjatë gjithë ditës.

Ndjeheni të fryrë dhe keni inflamacion – Shenja e parë e një tepricë të karbohidrateve mund të jetë fryrja e barkut. Sheqeri që përmbajnë karbohidratet ndikon në prodhimin e baktereve të mira në zorrë, duke ngadalësuar funksionet e sistemit tretës. Është e vështirë për të tretur shumë karbohidrate, kjo është arsyeja pse ne mund të ndihemi të fryrë.

Probleme me pagjumësinë- Karbohidratet e tepërta mund të krijojnë gjithashtu pagjumësi të lidhura me ushqimin. Rritja e niveleve të glukozës në gjak (hiperglicemia) e shkaktuar nga marrja e sheqernave të thjeshta çon në uljen e papritur të tyre (hipoglicemia). Ky rreth vicioz përcakton ndjenjën e urisë, sa më shumë që njeriu ha ushqime të pasura me sheqerna të thjeshta, aq më shumë ka dëshirë t’i hajë ato.

Problemi i vërtetë me karbohidratet- Problemi i vërtetë nuk është ngrënia e karbohidrateve në vetvete, por ngrënia e karbohidrateve të gabuara dhe në doza të ekzagjeruara. Cilat karbohidrate duhen shmangur? Kryesisht sheqer, pije dhe ëmbëlsira.

Cilat karbohidrate nuk duhet të përjashtohen?- Është e rëndësishme të futim karbohidratet komplekse në trupin tonë ato që rrjedhin nga drithërat. Karbohidratet me drithëra të plota ndihmojnë të mbani konstante nivelet e sheqerit në gjak.

Zgjedhja e karbohidrateve komplekse- Karbohidratet komplekse janë të pasura me fibra nga e cila varet shëndeti ynë i përgjithshëm. Përveç kësaj, fibrat e karbohidrateve komplekse zgjasin ndjenjën e ngopjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME