Real Madrid u kualifikua në turin tjetër e Copa del Rey, madrilenët fituan ndaj Unionistas De Salamanca, ekip që militon në ligën e tretë. Golin e vetëm për skuadrën modeste e shënoi Alvaro Romero, futbollist 147 centimetra i gjatë. Ky i fundit ka bërë edhe një kërkesë të veçantë në fundin e ndeshjes, teksa merrej në intervistë.
“Lojtarët e Realit të Madridit janë sjellë si profesionistë të vërtetë. Unë jam një gazetar, kështu që nëse ka ndonjë gazetë që dëshiron që të më punësojë, atëherë unë jam i disponueshëm”, ka thënë Romero duke kërkuar t’i marrë maksimumin atij goli të shënuar ndaj madrilenëve.
