Categories Lajme

“Shërbimet online” Rama paralajmëron nëpunësit e shtetit

Prej ditësh, kryeministri Edi Rama po zhvillon një “tur” promovues të shërbimeve ndaj qytetarit që tashmë do të ofrohen online. Ai ka vizituar ditën e sotme Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit. Gjatë fjalës së tij kryeministri paralajmëroi drejtuesit e zyrave se do të gjobiten në rast se qytetari nuk merr shërbimin brenda afatit kohor. Kryeministri Rama theksoi se sportelistëve do t’u shtohet puna, por jo si më parë në rolin e “policit të trafikut”.

‘’Problemi kryesor është pjesë e dokumenteve të shtetit. Deri dje i thoje qytetarit që duhet të mbledhësh këto dokumente, nga zyra në zyrë, nga institucioni në institucion, nga radha në radhë, tani s’ka më.

E para është krijuar përshtypja e gabuar që do mbyllen sportelet dhe do mbyllen vende pune. Ato do mbyllen por puna do i dyfishohet. Nuk do rrinë aty si policë trafiku që lidh dosjen kalon dosjen shkon prap, dosjen do e mbushim vetë.

Nëse qytetari  aplikon dhe i thua që për 15 ditë do e marrësh, ai do e marrë. Dokumenti do të jepet brenda afateve ligjore. Dhe në rast se ndonjë dokument që duhet të jepet brenda administratës mungon, atëherë qytetari nuk do të presë por atëherë do të gjobitet drejtuesi i zyrës përgjegjëse nga rroga e tij, për shkelje të ligjit. Një herë dy herë, herën e tretë ditë të mbarë. Nuk mund të vonohet dosja e qytetarit se nuk ka administrata një dokument. Asnjë nuk do i mbajë fatin në dorë qytetarit se i mban vonon dosjen apo i mban dokumentin’’- tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME