Categories Lajme

Shërbimi Sekret bastis zyrat e liderit të opozitës

Agjentët e Shërbimit Sekret të Venezuelës kanë bastisur zyrat e liderit të opozitës Juan Guaido, teksa ky i fundit ndodhet për vizitë në Mbretërinë e Bashkuar.

Pamjet e mediave venezueliane tregojnë agjentë të maskuar dhe të armatosur të Shërbimit Sekret jashtë zyrës së Guaido në Caracas. “Diktaturë frikacake”, ka komentuar në Twitter lideri i opozitës, i cili zhvilloi bisedime në Londër me Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Deputetët e opozitës thanë se agjentët i ndaluan që të hynin në zyrat e tyre. Partia opozitare akuzoi policinë për ndalimin e deputetit Ismael Leon, në një prej rrugëve të kryeqytetit. “Ndërkohë që ne jemi në udhëtim, ata rrëmbejnë deputetin Ismael Leon dhe bastistin zyrat tona. Bota na pranon dhe na mbështet. Ne jemi të vendosur për të fituar lirinë”, ka shtuar Guaido në postimin e tij në rrjetet sociale.

Juan Guaido njihet nga më shumë se 50 shtete të botës si udhëheqësi legjitim i Venezuelës, përfshirë SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa Presidenti venezuelian Nicolas Maduro po mban ende pushtetin me ndihmën e ushtrisë. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME