Categories Lifestyle

Shërimi i sëmundjeve të zemrës, mjekët eksperimentojnë me peshkun e rrallë

Shkencëtarët janë duke tentuar ta kuptojnë mekanizmin, se si një lloj i peshkut arrin ta riparojë zemrën, që ta përdorin më pas për krijimin e trajtimit për pacientët me probleme të zemrës, shkruan Dailymail. Zebrafish- një lloj peshku meksikan, është bërë target i studimeve të shumta shkencore, për shkak të aftësisë së tyre për t’i riparuar dëmtimet në zemër.

Shkencëtarët nga Universiteti i Oxfordit ishin të surprizuar kur vërejtën, që disa qeliza të sistemit imunitar të peshqve të quajtura- makrofagë ishin agjentët kryesorë në këtë proces. Për herë të parë ata ishin në gjendje të shohin se si këta makrofagë  prodhojnë një proteinë të quajtur kolagjen, e cila ndikon direkt në rigjenerimin e qelizave të zemrës. “Ky zbulim mund të jetë si shteg i gjetjes së një trajtimi efikas për njerëzit, që kanë pësuar sulm në zemër”, tha autori i këtij studimi.

Njerëzit, të cilët kanë pësuar dëmtime si rezultat i sulmit në zemër, zakonisht detyrohen t’i nënshtrohen transplantit të zemrës. Për të shmangur këtë procedurë, shkencëtarët janë duke u munduar të gjejnë një trajtim të duhur për t’ia mundësuar organizmit rigjenerimin e këtyre qelizave të dëmtuara, pa pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Shkencëtarët nga Harvardi, me anë të një eksperimenti në minj, kanë vërejtur se pas transplantimin të kolagjenit të këtij lloj peshku në minj, disa pjesë të dëmtuara të zemrës tek ta ishin riparuar pas tre javëve.

“Ne jemi shumë të bindur që së shpejti do të arrijmë ta krijojmë një trajtim efikas, për të shmangur procedurat e transplantimit të zemrës tek pacientët me këto lloje të problemeve”, tha Dr. Filip Simons. Ky zbulim është publikuar në revistën shkencore “Nature Communacations”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME