Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka patur debate të forta mes deputetëve dhe Lulzim Bashës, që tashmë është i padëshiruar prej tyre.
Veçanërisht mes Bashës dhe deputetit Ervin Salianji, debatet kanë qenë shumë të forta.
Të dy janë çuar në këmbë dhe kanë qenë shumë pranë një konflikti fizik. TPZ mëson se në atë moment, pranë Bashës dhe Salianjit janë afruar njerëz të Bashës, duke e shtyrë.
Ka patur raportime gjithashtu se një militante e ka goditur Salianjin me shpullë.
Në mbledhjen e sotme, Bashës i është kërkuar largimin nga shumica e deputetëve, përfshirë edhe nga mbështetësit e tij më të afërt, si Gaz Bardhi, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj, të cilët kanë kërkuar që ai të bëjë një hap pas.
Lulzim Basha duket se nuk do të dorëhiqet dhe nuk po jep shenja se ka ndërmend ta konsiderojë këtë opsion edhe pse tashmë i ka të gjithë kundër. Ai ka bërë thirrje që “të gjendet një zgjidhje” në të mirë të PD.
Partia Demokratike gjendet në një krizë të thellë, pas humbjes dërrmuese në zgjedhejt e 6 marsit, ku u rendit forcë e fundit. Ajo ka humbur besueshmërinë në elektorat. Këtë e tregon edhe fakti se në protestat e fundit kundër rritjes së çmimeve, protestuesit kanë kërkuar që edhe opozita të qëndrojë larg sepse nuk i përfaqëson ata.
