Categories Lajme

Sherr me armë midis kushërinjve, arrestohet njëri. Policia jep sqarime mbi ngjarjen

Një sherr midis kushërinjve për çështje pronësie ka përfunduar në përdorimin e armëve manovër.

Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Valias në rrethinat e Tiranës, ku shtetasi E. B ka qëlluar me pistoletë manovër në drejtim të kushëririt të tij shtetasit Z. B. Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes.

Njoftimi: Rreth orës 10:32, në vendin e quajtur Valias, Kashar, gjatë një konflikti për motive pronësie shtetasi E. B ka qëlluar me pistoletë manovër në drejtim të kushëririt të tij shtetasit Z. B.

Me marrjen e njoftimit nga shtetasi Z. B,  shërbimet e policisë, të Komisariatit nr 6 kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Si rezultat  i veprimeve të shpejta kanë  arritur të kapin dhe të shoqërojnë në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore shtetasin E. B.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma pistoletë manovër, me të cilën shtetasi E. B ka kryer qitjen. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME