Categories Lajme

Shtëpitë lëvizëse/ Veliaj i jep tenderin pa garë, biznesmenit të akuzuar për mashtrim

Dy muaj pas tërmetit, Bashkia Tiranë zgjedh tenderin me negocim të drejtpërdrejtë për të bërë kalimin e banoreve që janë në çadra në shtëpi lëvizëse (konteinerë). Për këtë tender është zgjedhur kompania “Kurti Construction Shpk & Bredhi Jes Shpk”( në pronësi të Rabi Kurtit),  e cila në kundërshtim me ligjin për Prokurorimet Publike ka përfituar këtë tender me vlerë 6 650 000 (gjashtëdhjetë e gjashtë milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë mijë), si e vetme në garë. Nga të dhënat në “Open Data”, kontrata është firmosur më 13 janar dhe kompania do të marrë shumën prej afro 670 milionë lekësh të vjetra për blerjen e banesave sociale.

Çfarë thotë ligji i Prokurimeve Publike? 

Siç vihet re, i  vetmi operator konkurues në garën për këtë tender ka qenë “Kurti Construction Shpk & Bredhi Jes Shpk”. Kjo është në shkelje të ligjit pasi në një tender me negocim (si në këtë rast) duhet të jetën të paktën 2 kompani pjesëmarrëse në garë. Në të kundërtën tenderi anulohet.

Ligji i prokurimeve Publike, neni 5 pika 4: “Autoriteti kontraktor, kur përdor procedurën e kufizuar dhe procedurën me negocim, nuk mund ta kufizojë numrin e kandidatëve që ftohen për të paraqitur ofertën. Për procedurën e kufizuar numri minimal i kandidatëve të ftuar duhet të jetë jo më pak se 5, ndërsa për procedurën me negocim jo më pak se 3 operatorë ekonomikë. Kur numri i kandidatëve, që kanë shprehur interes është më i vogël se minimumi i përcaktuar, atëherë autoriteti kontraktor mund të vazhdojë procedurën e prokurimit vetëm kur janë të paktën 2 kandidatë. Në njoftimin për tender, autoriteti kontraktor duhet të përcaktojë kriteret objektive, jo diskriminuese, rregullat që do të zbatohen, si dhe numrin minimal të kandidatëve që do të ftohen.”

Kush është Rabi Kurti 
Rabi Kurti është arrestuar më 5 shtator 2019, ku u akuzua për 4 milionë euro mashtrim me TVSH-në. Ai  nuk është një biznesmen i panjohur, pasi njihet në Durrës si një nga emrat e lidhur ngushtë me Partinë Demokratike, e cila e vuri edhe në listën e kandidatëve për këshillin bashkiak në vitin 2011. TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME