Categories Lajme

Sherr në tragetin e linjës Bari-Durrës, dy laçjanë konfliktohen me 28-vjeçarin nga Vlora

Katër persona janë përfshirë në konflikt ndërsa udhëtonin me tragetin e linjës Bari-Durrës dhe dy prej tyre janë arrestuar.

Personat F. U., 30 vjeç dhe B. V., 22 vjeç, të dy banues në Laç bashkë me D. G., 34 vjeç, banues në Kamëz janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte G. F., 28 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dy të rinjtë nga Laçi u arrestuan, ndërsa  për 34-vjeçarin nga Kamza nisën hetimet.

DVP Durrës/Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit F. U., 30 vjeç dhe B. V., 22 vjeç, të dy banues në Laç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. G., 34 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë kohës që kanë qenë duke udhëtuar me tragetin e linjës Bari-Durrës, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte shtetasin G. F., 28 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi M. N., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi ka vjedhur një shumë parash (xhiron ditore), në lokalin ku ishte i punësuar, në Golem.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 20 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi ka goditur me mjet prerës shtetasit A. Gj. dhe D. Gj. (vëllezër), të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Gj. dhe D. Gj., pasi gjatë konfliktit e kanë goditur me grushte shtetasin A. H. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME