Categories Sport

Sherri Ibra-Lukaku, merret vendimi

Sherri në fushë mes Zlatan Ibrahimoviç dhe Romelu Lukakut bëri xhiron e botës, pasi ishte një episod aspak i këndshëm për t’u parë në derbin e Milanos, megjithatë dy sulmuesit duket se ia kanë hedhur paq.

Gjykata Sportive në Itali ka vendosur t’i pezullojë vetëm me një javë dy futbollistët, pra aq sa parashikon kartoni i kuq i Ibrës dhe i verdhi i Lukakut, që plotësoi numrin e dy kartonëve të verdhë të marrë në Kupën e Italisë.

Megjithatë ende nuk ka përfunduar asgjë, pasi Prokuroria Federale mund të ndërhyjë edhe pa procesverbalin e arbitrit, e të marrë në shqyrtim provat televizive për të dënuar dy protagonistët e sherrit aspak të këndshëm në derbi. Gjithsesi, organi pranë Federatës Italiane të Futbollit, nuk është shprehur ende nëse do të marrë në konsideratë rastin në fjalë, apo do të arkivojë vendimin e marrë nga Gjykata Sportive paraditen e sotme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME