Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar lidhur me përplasjen që ndodhi dje në Parlamentin Europian në Bruksel mes deputetëve të PS-së dhe të PD-së.
Kryeministri i ka kujtuar deputetëve demokratë faktin se kanë ngrënë drekë me deputetët e PS-së dhe më pas janë larguar në momentin kur vendosej e ardhmja e vendit.
‘’Ai momenti kur të vjen zor për komshiun që të ka rënë për hise…”, shkruan Rama plot ironi në koment, bashkëngjitur me një fotomontazh, me siguri të ideuar prej socialistëve.
Ditën e djeshme në prani të deputetëve të vendeve të BE-së përfaqësuesit e PS-së dhe të PD-së kanë pasur një përplasje mes tyre, teksa Genc Pollo kërkoi largimin e Ballës nga drejtimi i delegacionit, pasi sipas tyre ai është një person që ështrë implikuar me çështje që kanë të bëjnë me krimin.
Mirëpo pas kësaj përplasje ka pasur dhe një reagim në masë nga ana e deputetëve dhe përfaqësuesve të BE-së të cilët thanë se problemet e brendshme të partive duhet të zgjidhen në parlamentin e Shqipërisë.
Nga ana tjetër pas kësaj, drejt Brukselit është nisur me urgjencë dhe kreu demokrat Lulzim Basha.

