Categories Kulture

Shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu në Lezhë, fiton skulptori Ardian Pepa

Komisioni i ngritur nga Bashkia e Lezhës, pas votimit të fshehtë përzgjodhi bocetin fitues në konkursin e organizuar për vendosjen e shtatores monumentale të Gjergj Kastriotit, në sheshin me të njëjtin emër në qendër të qytetit.

Fituesi u shpall punimi me Nr.12 me autor skulptorin Ardian Pepa. Në vendin e dytë u përzgjodh punimi me Nr.19 me autor skulptorin Kreshnik Xhiku dhe në vendin e tretë punimi Nr.7 me bashkautorë Idriz Balani dhe Bujar Lila. Boceti fitues i plotëson të gjitha kriteret e kërkuara nga Bashkia e Lezhës si në ide dhe në realizim, gjithashtu të tre punimet më të mira që shkuan në fazën finale: “Nr.12, 19 dhe 7”, kanë marrë vlerësimin maksimal edhe nga profesionistët e fushës dhe kritikët artit./kultplus

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME