Categories Lajme

Sherri në Sarandë, ky është i riu që u masakrua me thikë në lokalin e natës. Zbulohet edhe identiteti i autorit (FOTOT)

Personi që shihni në foto është 29-vjeçari Dino Majko, i riu që u plagos me thikë nga Eniveld Aliu, pas sherrit të ndodhur në një lokal nate në qytetin e Sarandës.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë të ditur se i riu është goditur së paku 6 herë me thikë dhe ka humbur shumë gjak.

Kësisoj, ai është transportuar fillimisht për në spitalin rajonal të Sarandës dhe prej andej është nisur për në Spitalin e Traumës në Tiranë. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.

Policia sqaroi se ende nuk dihen rrethanat e sherrit, ndërsa shtoi se është vendosur në kërkim të autorit të krimit. Sakaq, dëshmitarët e pranishëm e kanë përshkruar ngjarjen si tejet të rëndë, duke i cilësuar si skena të tmerrshme.

Sarandë/Informacion paraprak Në datën 09.04.2022, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. A., ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. M., 29 vjeç, banues në Sarandë , i cili ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

I plagosuri, Dino Majko

Auotri, Eniveld Aliu

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME