Categories Lajme

Shfrytëzonte fëmijët e saj të mitur për të lypur, procedohet 46-vjeçarja në Tiranë

Një 46-vjeçare është proceduar nga policia e Tiranës, pasi shfrytëzonte fëmijët e saj të mitur për të lypur.

46-vjeçarja është konstatuar në bulevardin “Nënë Tereza”, së bashku me dy fëmijët e saj të mitur në bulevardin “Nënë Tereza”, të cilët i kishte nxjerrë për të lypur.

“Shfrytëzonte fëmijët e saj të mitur për të lypur, procedohet penalisht 46-vjeçarja.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në zbatim të planit të masave të përbashkët me Bashkinë Tiranë, për parandalimin e rasteve të fëmijëve në situatë rruge, të cilët shfrytëzohen për të lypur, kanë vijuar kontrollet në zona të ndryshme të Tiranës dhe kanë evidentuar një rast të kësaj paligjshmërie.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen V. K., 46 vjeçe, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Kjo shtetase është konstatuar në bulevardin “Nënë Tereza”, së bashku me dy fëmijët e saj të mitur në bulevardin “Nënë Tereza”, të cilët i kishte nxjerrë për të lypur.

Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie do të vijojnë në të gjithë kryeqytetin.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që nëse do të konstatojnë raste të fëmijëve në situatë rruge, të telefonojnë në numrat pa pagesë 112 (Policia) dhe Alo 116-111 (Linja e Këshillimit për Fëmijët).

Gjithashtu apelon për të gjithë prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve që të mos i shfrytëzojnë ata për këtë aktivitet, pasi do të përballen me ligjin.”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME