Categories Lajme

Shfrytëzuan një 17-vjeçare, kapen dy persona në Tiranë

Dy persona janë vënë në pranga pasi dyshohet të kenë shfrytëzuar për prōstitucion një 17-vjeçare. Njoftohet se me finalizimin e operacionit “Salvation”, u arrestuan 31-vjeçari G.M, i dënuar më parë si dhe 27-vjeçarja E.M., banuese në Tiranë. Nga hetimet e kryera rezulton se këta dy persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke ushtruar dhūnë dhe duke e kërcënuar adoleshenten me jetë e shfrytëzonin për prōstitucion në Tiranë. Njoftimi: Tiranë Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë krīminale në fushën e shfrytëzimit të prōstitucionit. Operacioni i koduar “Salvation”, i finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Vihet në pranga 2 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas shfrytëzonin për prōstitucion një shtetase 17-vjeçare, kanë organizuar punën duke bërë dokumentimin e veprimtarisë krīminale të këtij shtetasi. Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Salvation”, në kuadër të të cilit u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :

G.M (S), 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ” Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

E.M., 27 vjeçe, banuese në Tiranë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin nëpërmjet dhūnës dhe kërcënimeve për jetën dhe familjen shfrytëzonin për prōstitucion në Tiranë një shtetase të mitur 17-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prōstitucionit” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME