Categories Showbiz

Shifër e “çmendur”! Ja sa ka shpenzuar Leonora Jakupi për një dalje televizive

Leonora Jakupi ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Shiko kush luan” në të cilin rrëfeu detaje të shumta rreth jetës së saj private e jo vetëm. Përmes këngëve të saj, këngëtarja zbuloi se ka gjetur njeriun e duhur dhe se shpreson që në 2021 të bëhet nënë. Nga ana tjetër ajo tregoi se me Nora Istrefin nuk flet dhe zbuloi edhe arsyen.

“Janë arsye goxha të forta. Të paktën mendoj se dikush që është nga një brez më i ri se unë duhet të më kërkoj falje për një gabim shumë të madh që ka bërë kundrejt meje”, u shpreh Jakupi.

Leonora dhe Nora kanë qenë mikesha shumë të mira me njëra-tjetrën dhe në rrjet kanë qarkulluar shpesh foto të përbashkëta mes tyre. Vite më parë ato kanë pasur një përplasje me njëra-tjetrën për shkak të këngës së Norës “Sa t’kom dasht”, e cila ishte menduar për Leonorën, por më pas ia mori kolegia e saj.

Mirëpo përveç këtyre deklartave, në emision të gjithëve ju tërhoqi vëmendjen edhe veshja e Leonorës dhe aksesorët e saj. Ajo kishte zgjedhur të vishte një fustan në ngjyre kafe me material lëkure, shoqëruar me një palë vathë dhe një orë. Së fundmi faqja, “What they wearin” ka zbuluar se pikërisht për këtë dalje televizive, këngëtarja ka shpenzuar një shifër marramendëse. Ajo ka harxhuar 25.400 euro për orën e saj, ndërsa vathët që janë të markës “Louis Vuitton” i kanë kushtuar 490 euro. Do të thotë se për një dalje televizive, këngëtarja ka shpenzuar në total 25.890 euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME