Categories Lajme

Shifër e frikshme/ Mafias në Itali i sekuestrohen 18 miliardë euro

Policia Financiare Italiane, në mbyllje të vitit 2019, ka publikuar të dhënat zyrtare mbi pasuritë e konfiskuar të mafias italiane gjatë 5 viteve të fundit. Plot 18 miliardë euro pasuri i janë sekuestruar krimit të organizuar vendas nga vitit 2015 e deri më sot. Sipas autoriteteve italiane janë 11 miliardë në para cash dhe 7 miliardë euro pasuri e patundshme. Kjo pasuri e marrë në dorëzim nga shteti është baras me 1 % të PPB kombëtare. Gjatë këtyre 5 viteve janë hetuar pasuritë e rreth 55 mijë personave e janë marrë në ekzaminim mbi 10 mijë produkte të tyre, mesatarisht  5.5 në ditë. Krimi i organizuar në Itali ka perfeksionuar jo vetëm aftësinë sipërmarrëse e ekonomike por dhe ka marrë një veshje më të sofistikuar ekonomiko-financiare.

Guardia di Finanza Italiane ka investuar mbi 1 milionë euro në vit në aktivitetin e inspektimit në nivel kombëtar në të gjitha sektorët institucionalë për kapjen në kohë të shenjave të infiltrimit kriminal në ekonominë vendase. Aktiviteti i Guardia di Finanzia është kryer në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Hetimore të Tatimeve e cila është krijuar që më vitin 1921 e ka kontribuar në procedurat e parandalimit e në operacionet e pastrimit të parave të pista, në proceset e riciklimit e investimit të tyre në mallra të sigurta si në piktura arti të kuotuara në borsë, në diamante të çmuara apo gjetje arkeologjike me vlerë të veçantë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME