Categories Lajme

Shifra alarmante/ Britania: Dy vite burg për këdo që ngacmon seksualisht në vende publike!

Londra po planifikon një kornizë më të rreptë ndëshkuese për rastet e ngacmimeve seksuale në vendet publike.

Në veçanti masat do të hartohen në kuadrin e veprës penale, sipas së cilës parashikohet dënim deri në dy vite burg për ata që ngacmojnë seksualisht në vende publike, nga gjashtë muaj që është aktualisht.

Nëse i akuzuari shpallet fajtor për ngacmimi seksual, ai do të dënohet me deri dy vite burgim, shkruajnë mediet në Britani.

“Çdo grua duhet të ndihet e sigurt, teksa ecën në rrugë pa frikë nga ngacmimi apo dhuna. Është e rëndësishme të mbështesim ligjin shtrëngues”, tha ministrja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman.

Autoritetet në Britani kanë vënë re një shtim të rasteve të ngacmimeve seksuale në vendet publike kohët e fundit, me shifrat që po alarmojnë qytetarët dhe organet kompetente. Për këtë arsye qeveria britanike ka vendosur të ashpërsojë legjislacionin ne vend.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME