Categories Lajme

Shifra zyrtare/ Shqipëria destinacioni i preferuar i të huajve! Sa turistë kanë hyrë nga Kakavija këtë verë

Bukuritë natyrore të vendit tonë kanë sjellë në Shqipëri 150 mijë shtetas të huaj. Ky është bilanci për periudhën tremujore, qershor-gusht i turistëve të huaj që janë ardhur në Shqipëri nga pika kufitare e Kakavijës. Këto shifra i ka bërë publike nga Drejtori i Departamentit të Kufirit në Policinë e Shtetit Eduard Merkaj, ku vihet re se ka një rritje krahasuar me të njëjtën periudhë nga viti i kaluar.

“Policia Kufitare është e angazhuar maksimalisht edhe në përballimin e fluksit të madhe në hyrje, gjatë këtij sezoni turistik veror. Meqenëse jemi në Kakavijë, për periudhën 01.06.2019 deri më datë 05.08.2019, nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavijë, kanë hyrë dhe dalë në total rreth 450 mijë shtetas dhe rreth 30 mijë mjete. Vlen të theksohet fakti se vetëm nëpërmjet kësaj pike për këtë sezon, kanë hyrë mbi 150 mijë shtetas të huaj. Krahasuar me një vit më parë kemi rreth 60 mijë shtetas shqiptarë e të huaj më shumë në hyrje, se vitin e kaluar”, tha Merkaj.

Nisur nga kjo, Merkaj tha se pikat kufitare kanë punuar me personel të shtuar për shmangur radhët e gjata në doganë.

“Departamenti i Policisë Kufitare ka marrë masa edhe për përballimin e fluksit në dalje pasi në përfundim të sezonit apo pushimeve, është e natyrshme një fluks i tillë, ne jemi gati, të përgatitur  qoftë në infrastrukturë ashtu dhe me burime njerëzore”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME