Categories Lajme

Shijak, Përplasen dy makina, lëndohet pasagjerja 22-vjeçare

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Shijak ku një person ka mbetur i lënduar. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në orën 16:15, në Sallmone, Shijak. Në këtë aksident janë përfshirë dy makina. Mësohet se drejtuesi i një makine tip “Opel”, M.M 41-vjeç është përplasur me një makinë tjetër tip “Benz” që drejtohej nga B.N 22-vjeç.

Nga përplasja e dy automjeteve ka mbetur e plagosur E.R 22-vjeçe e cila ndodhej në makinë tip “Benz”.

Njoftimi i policisë: Më datë 17.03.2021, në orën 16:15, në Sallmone, Shijak, shtetasi M. M., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. N., 22 vjeç. Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi B. N., dhe pasagjerja në mjet, shtetasja E. R.,  22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME