Categories Lajme

Shisnin kanabis në zonën ‘Vollgës’ në Durrës, arrestohen dy të rinjtë

Durrës, shpërndanin kanabis te ‘Vollga’, në pranga Eduart Kullesi dhe Rolando Shala

‘Sekuestrohen 2 pako me lëndë narkotike kanabis, 103 doza më lëndë të dyshuar  cannabis sativa, të gatshme për shitje, një peshore elektronike dhe 1000 qese farmaceutike që përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike në doza.

Në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të Policisë së Durrësit, në zonën e juridiksionit të qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor antidrogë i koduar “Parkingu”.

Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, gjatë operacionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës kapën dhe vunë në pranga shtetasit E. K., 27 vjeç dhe R. Sh., 26 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi R. Sh. kishte masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe bashkëpunonte me shtetasin E. K., për të shitur në zonën e quajtur “Vollga”, Durrës, doza të lëndës narkotike kanabis të cilën e siguronte shtetasi E. K.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 pako me lëndë narkotike kanabis, 103 doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, të gatshme për shitje, një peshore elektronike dhe 1000 qese farmaceutike që përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike në doza.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME