Categories Lajme

Shisnin kokainë në Pogradec, arrestohet i riu, procedohet penalisht e dashura (Njoftimi)

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Mesnata”. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta.

Sekuestrohen 11 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje.

Vihet në pranga poseduesi i sasisë dhe procedohet penalisht një shtetase tjetër për moskallëzim krimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Mesnata”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 25 vjeç, banues në Pogradec dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen D. T., 24 vjeçe, banuese në Pogradec.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se shtetasi i mësipërm ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e policisë organizuan veprimet dhe ushtruan kontroll në banesën e tij, në lagjen nr. 1 Pogradec. Si rezultat i kontrollit, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi lekësh të prerjeve të ndryshme.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezultoi se 24-vjeçarja, bashkëjetuesja e shtetasit M. M., nuk kishte kallëzuar këtë aktivitet kriminal, në organet kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME