Categories Lajme

Shisnin të dhënat personale të vjedhura të mijëra personave që banonin SHBA, 3 në pranga!

Tre persona kanë përfunduar në pranga pas operacionit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), të koduar “RYDOX”. SPAK goditi një treg të paligjshëm kibernetik dhe arrestoi tre administratorët e tij.

Njëri nga administratorët, i cili kishte banim dhe lejeqëndrim në Shqipëri, u arrestua në bazë të urdhrit të prokurorit të çështjes. Ata akuzohen për veprat penale të “Mashtrimit kompjuterik” dhe “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”.

NJOFTIMI I SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet ligjzbatuese shqiptare përfundoi me sukses operacionin “RYDOX”, duke goditur  një treg të paligjshëm kibernetik dhe arrestuar tre administratorët e tij.

Njëri nga administratorët, shtetasi kosovar Sh.S., i cili kishte banim dhe lejeqëndrim në Shqipëri, u arrestua në bazë të urdhrit të prokurorit të çështjes.

Që prej shkurtit 2016, Rydox ka kryer mbi 7,600 shitje të informacionit që gjeneruan të paktën 230,000 dollarë të ardhura. Platforma ka ofruar mbi 321,372 produkte të krimit kibernetik për një bazë përdoruesish prej 18,000 individësh, duke përfshirë informacione personale të vjedhura të identifikueshme si emrat, adresat dhe numrat e sigurimeve shoqërore, informacionin e kartave të kreditit dhe kredencialet e hyrjes të mijëra persona që banonin në Shtetet e Bashkuara.

Operacioni u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes SPAK, FBI-së (Zyra në Pittsburgh), Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Drejtorisë së Hetimit të Krimeve Kibernetike në Shqipëri, Prokurorisë Speciale të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Policisë Mbretërore të Malajzisë.

Hetimi është pjesë e Procedimit Penal nr.7 të vitit 2024, për veprat penale të “Mashtrimit kompjuterik” dhe “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, sipas Kodit Penal të Shqipërisë.

Faqja e internetit Rydox funksiononte si një treg i paligjshëm i dedikuar për:

Në ekzekutim të urdhërit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u kryen kontrolle dhe u sekuestruan:

Në kuadër të operacionit, autoritetet amerikane sekuestruan domenin www.Rydox.cc, duke parandaluar përdorimin e mëtejshëm të kësaj platforme për shitblerje të paligjshme. Vizitorët e faqes tashmë do të shohin një baner që njofton sekuestrimin nga autoritetet federale, në bashkëpunim me SPAK dhe partnerët ndërkombëtarë. Hetimet vazhdojnë për përcaktimin e plotë të përgjegjësisë penale të të dyshuarve dhe përfundimin e hetimeve për të gjithë zinxhirin kriminal.

Operacioni ‘RYDOX’ vendos një standard të ri në luftën kundër krimit të organizuar dhe kibernetik, duke dëshmuar potencialin e SPAK për të bashkëpunuar me agjenci ligjzbatuese ndërkombëtare dhe vendase në të tilla hetime komplekse.

Prokuroria e Posaçme tërheq vëmendjen e publikut mbi rreziqet serioze që aktivitetet e paligjshme, si ato të zbuluara përmes operacionit “RYDOX” paraqesin për individët dhe shoqërinë tonë. Tregjet e paligjshme të krimit kibernetik jo vetëm që shkelin privatësinë dhe sigurinë e mijëra qytetarëve duke vjedhur dhe shpërdoruar të dhënat personale, por gjithashtu fuqizojnë rrjete kriminale që ndikojnë negativisht në besimin dhe sigurinë publike.

Ftojmë të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm ndaj aktiviteteve të dyshimta në internet, të mos shpërndajnë informacion personal në platforma të pasigurta dhe të raportojnë çdo rast mashtrimi apo abuzimi te autoritetet përkatëse.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

FOTO/ Zjarri në Landfillin e Bushatit vijon të mbahet nën kontroll, por a ka rrezik për banesat përreth?

Vatra e zjarrit në landfillin e Bushatit vazhdon të jetë aktive, por sipas autoriteteve, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara për 21 persona, prangoset 49-vjeçari bullgar

Policia Dibër ka arritur të finalizojë me sukses një aksion kundër falsifikimit në organet shtetërore,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lëvizte i armatosur me pistoletë, në pranga 32-vjeçari, të riut i sekuestrohet edhe municion luftarak

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi u kap teksa qarkullonte i armatosur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/ Dyshohet se u vetëplagos me armë gjahu, 35-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

Një 35-vjeçar ka humbur jetën në Durrës teksa ai po transportohej në spital, pasi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Jeta ime në rrezik”- Pranohet kërkesa e Durim Bamit, do të transferohet nga “313” në burgun e Fushë-Krujës

Është pranuar kërkesa e Durim Bamit për t’u transferuar nga IEVP “313” në burgun e…

LEXO ME SHUME