Categories Lajme

Shiste drogë pranë shkollave, arrestohet një 36-vjeçar. Ja çfarë i zbuloi policia

Një 36-vjeçar është vënë në pranga në qytetin e Korçës pasi dyshohet se shiste doza të lëndës narkotike në afërsi të shkollave.

Sipas efektivëve, gjatë kontrollit të ushtruar, 36-vjeçarit iu sekuestrua mbi 2.4 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe municion luftarak.

Uniformat blu njoftojnë se, kontrollet u zhvilluan në një pikë grumbullimi skrapi të cilën 36-vjeçari e kishte në përdorim, ku gjetën një sasi municioni luftarak, 2 vazo qelqi me sasi të dyshuar lëndë narkotike cannabis sativa dhe disa qese plastike me 2.4 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Kontrolle intensive dhe punë operacionale e pandërprerë, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë, të koduar “Tempulli”.

Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza, afër shkollave dhe në zona të tjera në qytet.

Posedonte lëndë narkotike dhe municion luftarak, në pikën e grumbullimit të skrapit që kishte në përdorim të tij, vihet në pranga 36-vjeçari.

Sekuestrohen mbi 2.4 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe municion luftarak.

Si rezultat i kontrolleve intensive të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Korçës dhe posedonte sende të kundërligjshme, organizuan punën me qëllim kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë penale.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi R. K., 36 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lagjen nr. 17, Korçë, në një pikë grumbullimi skrapi të cilën 36-vjeçari e kishte në përdorim, ku gjetën një sasi municioni luftarak, 2 vazo qelqi me sasi të dyshuar lëndë narkotike cannabis sativa dhe disa qese plastike me 2.4 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet edhe një tjetër sasi municioni luftarak, e cila u sekuestrua, së bashku me provat e tjera materiale.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi R. K., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, shpërndante lëndë narkotike në afërsi të dy shkollave të mesme, në lagjen nr. 17, Korçë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME