Categories Lajme

Shiste fishekzjarrë dhe kapsolla, procedohet 34-vjeçari në Durrës

Shiste fishekzjarrë dhe kapsolla në dyqanin e tij, në kundërshtim me ligjin, si dhe fshihte të ardhurat e biznesit, procedohet penalisht 34-vjeçari. Sekuestrohen kuti me fishekzjarrë dhe me kapsolla të llojeve të ndryshme.

Njoftimi i policisë Durrës: Durrës/Vijojnë kontrollet në magazina dhe në dyqane, në zbatim të udhëzimit me objekt ndalimin e përdorimit të lëndëve piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe me kriteret. Shiste fishekzjarrë dhe kapsolla në dyqanin e tij, në kundërshtim me ligjin, si dhe fshihte të ardhurat e biznesit, procedohet penalisht 34-vjeçari.

Sekuestrohen kuti me fishekzjarrë dhe me kapsolla të llojeve të ndryshme. Në zbatim të planit të posaçëm operacional policor dhe të udhëzimit të përbashkët të tre ministrave, për ndalimin e zhurmave në zonat e banuara dhe për ndalimin e përdorimit të lëndëve piroteknike, në kundërshtim me ligjin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë kryer kontrolle në subjekte ekonomike të ndryshme, ku mund të shiten këto lëndë.

Në vijim, janë kryer kontrolle në dyqanin e shtetasit E. S., në lagjen nr. 11, ku janë gjetur disa kuti me fishekzjarrë dhe me kapsolla të llojeve të ndryshme, që shiteshin ilegalisht. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 34 vjeç, banues në Durrës, si dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, lëndët piroteknike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME