Categories Lajme

Theu masën e sigurisë ”arrest shtëpie”, kapet në flagrancë 41-vjeçari në Vlorë

Një 41 vjeçar u kap në flagrancë pasi theu masën e arrestit në shtëpi. Një person ka denoncuar në polici se nëna e tij e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor është larguar nga shtëpia. Në fshatin Novosel është regjistruar një aksident ku automjeti i drejtuar nga një 39 vjeçar ka përplasur një motomjet duke plagousur një 50 vjeçar.

Njoftimi i policisë Vlorë: DVP Vlorë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i ka caktuar masë e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Më datë 13.12.2023, në Komisariatin e Policisë Vlorë, ka kallëzuar shtetasi K. V. se më datë 12.12.2023, është larguar nga banesa, nëna e tij, shtetasja R. V., 51 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Rreth orës 12:40, në fshatin Novosel, një automjet me drejtues shtetasin A. Ll., 39 vjeç, është përplasur me një motomjet, me drejtues shtetasin A. S., rreth 50 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME