Categories Lajme

Shiti 2 herë apartamentin dhe i bëri oxhak pa leje, kushëriri biznesmen i Ylli Pangos i pandehur për mashtrim

Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur biznesmenin Andon Pango që administron kompaninë e ndërtimit “FLEG”, pasi ka mashtruar Alush Allën, duke i marrë këtij të fundit një shumë prej 465 mijë euro. Andon Pango rezulton të jetë djali i xhaxhait të ish-ministrit të Kulturës Ylli Pango. Nga dosja hetimore rezulton se Pango dhe Alush Alla kanë pasur një marrëdhënie kontraktuale mes tyre, ku më pas ka rezultuar se Andon Pango ka mashtruar Allën me një vlerë prej 465 mijë euro. Për këtë mashtrim Alush Alla ka bërë kallëzim penal në  Prokurorinë Tiranë në ngarkim të Andon Pango me detyrë administrator i personit juridik shoqëria “Fleg” Sh.p.k.

Gjithashtu  është  bërë kallzim  penal në ngarkim të  drejtuesve dhe specialistëve të Drejtorisë së ALUIZN1-t Tirana Rurale, Drejtorit të saj Krenar Canollari, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim. Nga ana e prokurorisë gjatë hetimeve paraprake të  këtij procedimi  janë kryer veprimet hetimore  si dhe është  thirrur dhe i janë marrë deklarime në cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit Alush Alla, Ka rezultuar se në datën 29 janar 2007, sipas Alla ka blerë një apartament ne katin e pestë të këtij pallati nga kjo firmë me siperfaqe 255m2 dhe me çmim 135.000 euro. Ky pallat ndodhet në Tiranë pranë kopshtit zoologjik.

Në momentin që ka blerë këtë apartament pallati ishte ndërtuar nga kjo firmë vetëm në karabina. Alush Alla deklaron se pas kontratës dhe kalimit të shumës së lekëve nga ana e tij nëpërmjet bankës me marrëveshje me Andon Pango ka bërë vetë ndarjen e apartamentit. Gjithashtu sipas kontratës së datës 29 janar 2007 lidhur mes atij dhe sipërmarrësit shoqëria “Fleg” me administrator dhe ortak i vetëm Andon Pango deklaron se ka blerë dhe një njësi dyqan me sipërfaqe 223m2 tek kjo firmë në një pallat ngjitur me pallatin e parë në shumën prej 330.000 euro.

Andon Pango

Më pas ai ka parë se në ballkonin që kishte blerë nga firma ndërtuese “Fleg” kjo firmë kishte ndërtuar një oxhak për pallatin i cili nuk ishte në projektin e pallatit. Pas kësaj ai ishte interesuar për projektin e pallatit në Komunën “Farkë” dhe kishte mësuar se nuk kishte oxhak në lejen e ndërtimit të pallatit. I ndodhur në këto rrethana ai kishte shkuar për të prishur oxhakun i cili ishte në ballkonin e apartamentit të tij. Por gjatë verifikimeve ka rezultuar se Andon Pango i ka shitur apartamentin e Alush Alla një personi tjetër të quajtur Naim Çupi me një vlerë prej 120 mijë eurove

Liçensa e Andon Pango

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME