Categories Lajme

Shitjet online ‘infektojnë’ gratë e moshuara shqiptare

Rezultatet e anketës tregojnë se në vitin 2019, 68,6 % e popullsisë nga mosha  16 – 74 vjeç e përdorin internetin në pjesën më të madhe të kohës, kurse 87,1 % e përdorin atë gjatë gjithë ditës.

82,4% e grave midis moshës 65 dhe 74 vjeç blejnë rroba dhe mallra sportive.

Anketa mbi “Përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Familje është bazuar tek individët e grupmoshës 16 – 74 vjeç me vendbanim në Shqipëri.

Të dhënat  i referohen vitit 2018 dhe 2019, e cila zgjati dy muaj

Logimi në internet me anë të aparatit celular  është përdorur  në 98,6 % të personave.

Ndërkohë 23,7 % e përdorin nëpërmjet laptopit dhe 6,8 %  nëpërmjet tabletit.

Personat nga mosha 16 – 74 vjeç që kryejnë thirrje/video përmes Skype, Viber, ËhatsApp gjatë tre muajve të fundit nga momenti i kryerjes së intervistës, në vitin 2019 është 92,3 %.

Familjet me akses në internet

Përqindja e familjeve shqiptare që kanë akses në internet në vitin 2019 është 82,2 %, krahasuar me 80,7 % një vit më parë, pra kjo tregon se mirëqenia është rritur.

56,6 % ose 359.884 familje  kanë akses në internet me rrjet broadband, rrjet optike ose kabllor, ADSL, etj.

Përqindja e familjeve me akses në internet nëpërmjet lidhjes “mobile broadband”, telefona smart 3G ose 4G, tablet, etj. është 88,9 %.

Përdoruesit e shpeshtë të internetit përfaqësojnë, 87,1 % të individëve që përdorin internet çdo ditë dhe 11,5 % të paktën një herë në javë, krahasuar me 85,4 % dhe 13,1 % për të njëjtat kategori në 2018.

Kjo tregon se gjatë një viti përdoruesit e shpeshtë të internetit janë rritur.

50,2% e shqiptarëve  kërkojnë informacion për mallrat dhe shërbimet  50,2 %, marrin  ose dërgojnë e email 32,5 % dhe për të parë filma në internet live ose të ruajtura online janë  38,2 %.

Në vitin 2019 të gjitha kategoritë për kontaktet elektronike nëpërmjet internetit me autoritetet publike dhe disa shërbime publike, si faqet e internetit në lidhje me detyrimet e qytetarëve p.sh, deklaratën tatimore, njoftimin për zhvendosje, të drejtat p.sh përfitimet sociale, dokumentet zyrtare p.sh letërnjoftim, certifikatë të lindjes, shërbimet arsimore publike p.sh biblioteka publike, informacion mbi regjistrimin në shkollë ose universitet, shërbimet e shëndetit publik kanë shënuar rritje.

Rritja më e lartë është shënuar për kategorinë “shkarkimi/printimi i formularëve zyrtarë” me 4,4 pikë përqindje krahasuar me vitin 2018.

Blerjet “online” janë kryer nga 10,1 % e popullsisë së grupmoshës 16 – 74 vjeç në 12 muajt e fundit.

Ndër blerjet “online”, produktet/shërbimet që zënë peshën më të madhe janë pajisjet sportive, veshje 82,6 %, të cilat kanë treguar një rritje nga viti 2018 me 4,0 pikë përqindje.

 Përdorimi i TIK sipas grupmoshës

64,1 % kanë treguar se nuk e kanë përdorur internetin asnjëherë.

Përdorimi i internetit për vitin 2019 ka  regjistruar përqindjet më të larta në grupmoshat 25 – 34 vjeç me 26,1 % dhe 16 – 24 vjeç me 25,7 %.

Përdorimi i TIK sipas gjinisë

Në vitin 2019, përdorimi i internetit nga burrat është 71,2% dhe gratë 66%.

Shpeshtësia e përdorimit të internetit sipas ndarjes gjinore, tregon se në vitin 2019 burrat dhe gratë e përdorin internetin “çdo ditë/pothuajse çdo ditë”, përkatësisht 88 % dhe 86,1 %.

Sa i përket blerjeve nëpërmjet internetit,sipas gjinisë dhe grupmoshave, në vitin 2019 gratë kanë kryer më shumë blerje për veshje/pajisje sportive në krahasim me burrat 56,9 % për gratë dhe 43,1 % për burra, ndërsa burrat treguan një preferencë më të madhe për: kompjuter, programe kompjuterike, pajisje kompjuteri, pajisje elektronike 63,3 % përkundrejt 36,7 % për gratë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME