Një 35-vjeçar nga Fieri është arrestuar pasi ka shkaktuar një aksident ku të plagosur mbetën dy persona.
Aksidenti ndodhi ditën e djeshme në fshatin Mizë, ku automjeti që drejtonte 25-vjeçari ka përplasur një tjetër makinë, ku si pasojë u lënduan shoferi 64-vjeçar dhe një pasagjere 51-vjeçare.
Njoftimi i Policisë:
DVP Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin N. T., 25 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, në fshatin Mizë, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. M., 64 vjeç, dhe si pasojë janë dëmtuar dhe janë në kujdesin e mjekëve, shtetasi B. M. dhe pasagjerja në automjetin e tij, shtetasja F. M., 51 vjeçe.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
