Categories Lajme

Shkaktoi aksidentin me vdekje në Qafë-Thanë, arrestohet shoferi i trajlerit

Një ditë pas aksidentit që i mori jetën një gruaje 82 vjeçareje dhe plagosi dy persona të tjerë, policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit që dyshohet se shkaktoi përplasjen. Policia bën me dije se “Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, në përfundim të veprimeve të para hetimore arrestuan në flagrancë shtetasin: A.H., 41 vjeç, banues në Fier, për veprën penale, ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Shtetasi A.H, ditën e djeshme e në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, duke drejtuar mjetin trajler është përplasur me mjetin autobuz me drejtues shtetasin Th.K., dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasja R.H.

Ngjarja Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Librazhd – Qafë-Thanë, në vendin e quajtur “Kthesa e gomave”, ku një trajler me drejtues Thoma Kela ka goditur në pjesën anësore një minibus. Goditja, e cila ka qenë e fortë, ka shkaktuar edhe vdekjen e Resmie Hyskaj, e cila ishte pasagjere në minibus. Gjithashtu, u plagosën edhe dy udhëtare të tjera, të cilat ndodhen në Spitalin e Librazhdit nën kujdesin e mjekëve. Dyshohet se shkak i aksidentit është edhe lagështia, e cila ka shkaktuar edhe humbjen e kontrollit të mjetit.

“Në aksin rrugor Librazhd- Qafë Thanë, në vendin e quajtur ‘kthesa e gomave’, një mjet trajler me drejtues shtetasin A.H., banues në Durrës, si pasojë e lagështirës ka goditur autobusin me drejtues shtetasin Th. K., banues në Elbasan. Si pasojë e aksidentit, shtetasja R.H. 82 vjeçe, ka ndërruar jetë, si dhe janë lënduar lehtë shtetaset D.M., 63 vjeçe, dhe A.G., 44 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën, të cilat ishin pasagjerët në autobus. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, bëhet e ditur nga Policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME