Categories Lajme

Shkaktuan aksident me 6 të plagosur, arrestohet 54-vjeçari nga Vlora, procedohet edhe një i ri

Një 54-vjeçar nga Vlora ka rënë në prangat e Policisë dhe një 20-vjeçar nga Skrapari është proceduar penalisht, pasi me automjetet që ata drejtonin, shkaktuan një aksident duke u përplasur me 5 makina të tjera.

Aksidenti ndodhi në bypass-in “Fier-Vlorë” dhe si pasojë e tij u lënduan 6 persona, 2 prej të cilëve vijojnë të qëndrojnë në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e djeshëm, në bypass-in “Fier-Vlorë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. K., 54 vjeç, banues në Vlorë, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 20 vjeç, banues në Skrapar, pasi automjetet e drejtuara prej tyre, u përplasën me 5 automjete të tjera. Nga aksidenti shkuan në spital gjashtë shtetas, dy prej të cilëve vijojnë në kujdesin e mjekëve, ndërsa katër të tjerët janë larguar në banesa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia italiane zbardh dinamikën e vrasjes së Vladimir Topjanës, arrestohen babë e bir

Fontanafredda, një komunë në provincën e Pordenones, ishte skena e një episodi të rëndë lajmesh.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fermerët e Frakullës: Prodhimi ynë s’ka pesticide, shteti ta verifikojë

Fermerët e Frakullës në Fier, të cilët merren me kultivimin e luleshtrydhes po hasin vështirësi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekstradohen dy persona nga Gjermania dhe Italia!

Dy persona janë ekstraduar nga Gjermania dhe Italia, njëri prej i dënuar me 2.5 vite…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në hyrje të tunelit të Murrizit/ 19- vjeçari humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, 4 të plagosur!

Një aksident është regjistruar pak para mesnate në hyrje të tunelit të Murrizit, me kah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali \Ekzekutohet me armë zjarri 43-vjeçari shqiptar, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në Pordenone të Italisë, ku një…

LEXO ME SHUME