Categories Lajme

Shkaqet kryesore e aksidenteve rrugore, parakalim i gabuar, përdorimi i alkoolit…

Në Ditën Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor dhe nën moton “Jeta nuk është pjesë këmbimi”, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka shpërndarë një videoinformacion ku kërkon vëmendjen e gjithë secilit për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Kryeministri Edi Rama mbi këtë videoinformacion shprehet se, jeta nuk është pjesë këmbimi ndaj kujdesu për jetën tënde dhe të të tjerëve duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. “Në Ditën Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor, harxhoni 48 sekonda për të parë këtë videoinformacion rreth aksidenteve rrugore. “Jeta nuk është pjesë këmbimi”, ndaj kujdesu për jetën tënde dhe të të tjerëve duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor”,  shprehet Rama.

Gjatë vitit 2019 kanë ndodhur 1,136 aksidente ku kanë mbetur të lënduar 1,570 persona dhe 157 viktima ose 10% e të aksidentuarve. Të aksidentuarit sipas gjinisë janë 70% meshkuj dhe 30% femra. 30% e aksidenteve janë shkaktuar nga drejtues mjeti të grupmoshës 25-35 vjeç. Tre shkaqet kryesore e aksidenteve rrugore janë parakalim i gabuar 33%, shpejtësi mbi normat e lejuara 11% dhe përdorimi i alkoolit 8%.

Përgjegjësit e aksidentet rrugore sipas përdoruesve janë: drejtuesi i mjetit 57%, këmbësor 20%, drejtues motori 17%, çiklistë 4% dhe të tjerë 2%. Në 55% të rasteve, aksidentet rrugore ndodhin në rrugët urbane, 36% në rrugët ndërurbane dhe 9% në autostrada. Qyteti me indeksin më të lartë të vdekshmërisë nga aksidentet rrugore është Shkodra me 82.3%, më pas Dibra me 50% dhe Fieri me 25.2%.Kostoja sociale e aksidenteve rrugore gjatë vitit 2019 është 56,8 milionë euro. /a.a/ /a.g/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Akuzohet se vrau gruan, prokuroria italiane kërkon burgim të përjetshëm për shqiptarin

Selami Bodi, vrau në tetor të 2023 bashkëshorten e tij Etleva Bodi. Ngjarja e rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME