Categories Lajme

Shkarkimi i Genc Deromenaj, Enkelejd Alibeaj merr drejtimin e degës së PD-së në Vlorë

Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka marrë drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Vlorë. Burime bëjnë me dije se Alibeaj do të drejtojë si i komanduar degën e PD-së në Vlorë, pas shkarkimit të Genc Deromenaj, i pozicionuar në krah të ish-kryeministrit Berisha.

Me herët gjatë ditës ndryshime pati dhe në degën e Partisë Demokratike në Korçë, ku pas shkarkimit të Edmond Spahos nga nga funksionet partiake, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zgjodhi deputetin Ervin Salianji si drejtuesin politik të qarkut.Kujtojmë se Sekretari i Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, njoftoi mëngjesin e sotëm se Salianji do të marrë postin drejtues që mbante Edmond Spaho.

“Pas vendimit të Kryesisë së Partisë për përjashtimin nga Partia Demokratike të ish-drejtuesit politik të qarkut Korçë, z. Edmond Spaho, ju njoftoj se:  Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, sot Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Korçë, deputetin z. Ervin Salianji.

Në këtë mënyrë z. Salianji do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku”, thuhet në mesazhin  e Bardhit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME