Categories Lajme

Shkarkimi i gjyqtarit Vrioni, shtyhet sërish gjyqi ndaj Shullazit

Gjyqi për Emiljano Shullazin është shtyrë sërish sot. Arsye këtë herë është bërë shkarkimi nga detyra i gjyqtarit Arben Vrioni. Ky I fundit ishte një nga anëtarët e trupës gjykuese, por Komisioni I Pavarur I Kualifikimit vendosi shkarkimin e tij nga detyra.

Kjo nuk është hera e parë që procesi gjyqësor shtyhet ndaj Shullazit dhe grupit të tij. Në fakt, gjyqet po shtyhen që nga nëntori i 2018, pra prej një viti nuk është zhvilluar thuajse asnjë seancë normale.

Këtë herë arsye ishte mos-plotësimi i treshes gjykuese, ndërsa herë të tjera arsye është bërë edhe mungesa e avokatëve.

Grupi ‘Shullazi’, është dënuar më 13 nëntor 2018, me 55 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Vendimi është apeluar nga grupi, por ky proces tek Gjykata e Apelit duket se ka ngecur për shkak të shtyrjeve të njëpasnjëshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME